ITALI-Brad Pitt dhe Angelina Jolie përshëndesin Italinë. Të dy aktorët kanë shitur vilën 600 vjeçare në Valpolicella, që e kishin blerë në 2010 për 32 milion euro.

Lajmi vjen nga Proto Group Ltd, shoqëria që merret me shitblerje pasurish luksi dhe që ishte kujdesur edhe para 6 vitesh për shitjen e vilës, çiftit të famshëm:’Kishin ngut për ta shitur dhe ne ja kemi shitur’, thuhet në njoftimin agjencisë.

Vila është në mes të gjelbërimit dhe ka një sipërfaqe 1600 metra katrorë. Në të ndodhen 15 dhoma gjumi, 7 banjo, një sallë kinemaje, dy pishina, një stallë kuajsh. Vila është shitur për 15 milion euro, shumë më pak nga shifra që ishte blerë 6 vjet më parë.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb