Kampioni i Moto GP, Valentino Rossi ka pasur një tifoz të zjarrtë që e ka përshëndetur ethshëm fitoren në gara. Bëhet fjalë për aktorin Brad Pitt që u shpreh për Rossin, ‘është një magjistar’ i vërtetë. “Do të jepja gjithçka për të qenë si ai’, shton aktori ndërsa përshëndet gjithë ngazëllim motoçiklistin që ka bërë krenar mbarë Italinë.

Aktori është parë disa herë të ndjekë me kureshtje garat me motorra dhe madje në vitin 2008 është shprehur mbi adhurimin se, ‘jemi personazhë publikë dhe nuk duhet të bëhemi idhuj helmi për të tjerët. Por unë e kam një idhull që është mbi të tjerët, ai është Valentino Rossi’.

Prezenca e aktorin ne Silverstone nuk është thjesht rastësi. Pitt është producent i një filmi me gara me motorra që ka për regjisor Mark Neale. Filmi do të tregojë jetën pas kuintave të pilotëve si, Jorge Lorenzo, Dani Pedrosa, Marc Marquez, Casey Stoner, Valentino Rossi dhe të paharrueshmin, i ndjeri Marco Simoncelli.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: