Website Tmz shkruan që Brad Pitt po hetohet nga policia e Los Angeles dhe County Department of Children and Family Services për dhunë ndaj fëmijëve.

Ka qenë pikërisht kjo arsyeja që bashkëshortja e tij Angelina Jolie ka kërkuar divorcin nga aktori. Vendimi vjen vetëm pak ditë pas episodit të fundit të ndodhur në një avion privat, në të cilën Pitt ka filluar të ulërijë, duke goditur fëmijët.

Gjatë grindjes të ndodhur në avion, situata ndërmjet prindërve është acaruar me britma. Debati i ndezur familjar duket se ka vazhduar, sipas dëshmitarëve edhe pas uljes së avionit.

Faktikisht Angelina kërkesën për divorc e ka bërë të nesërmen, kështu që ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën.
Ndërsa burime pranë Pitt bëjnë me dije se aktori e ka marrë këtë çështje shumë seriozisht dhe mendon se është absurde që të akuzohet për një gjë të tillë

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: