Lady Gaga dhe Bradley Cooper u përfolën për një lidhje mes tyre pas xhirimeve të “A Star Is Born”. Madje sipas burimeve kimia mes tyre u bë dhe shkak për përfundimin e marrëdhënies së aktorit me partneren e tij modelen, Irina Shayk.

Por mesa duket fansat kanë arritur të ‘bindin’ dyshen që të rikthehen në një produksion së bashku. Sipas mediave të huaja Cooper dhe Gaga do të jenë pjesë e kastit të prodhimit kinematografik ‘Guardians Of The Galaxy 3’.

Bradley do të ketë rolin e Rocket Racoon, ndërsa Gaga do të luajë të dashurën e tij.

Megjithatë nuk ka ende një datë konkrete se kur ata priten të shfaqen së bashku në publik.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb