Ish-deputeti i LSI Endrit Brahimllari me anë të një statusi në “Facebook” shprehet se Edi Rama drejton një qeveri ilegjitime.


Brahimllari thotë se me mungesën e funksionimit të institucioneve kryesore në vend, Rama vetëm sa thellon paligjshërinë e tij.


Sipas Brahimllarit, mungesa e Gjykatës Kushtetuese është bërë me qëllim nga Rama, në mënyrë që të vijojë të qeverisë në mënyrë të paligjshme.


Postimi i Endrit Brahimllarit:

Edi Rama drejton nje qeveri ilegjitime.

Me mungesen e funksionimit te institucioneve, Parlamentit, Gjykates se Larte dhe asaj Kushtetuese, Edi Rama vetem thellon me tej paligjshmerine e tij duke e dorezuar vendin tek nje grup i ngushte oligarkesh te cilet drejtojne çdo gje ne kete vend.

Mungesa e funksionimit te Gjykates Kushtetuese eshte bere me qellim nga ky Kryeminister qe tani eshte i zhytur ne hajduteri dhe paligjshmeri.

Mosfunksionimi i Gjykates Kushtetuese i duhet Edi Rames qe te thelloj me tej paligjshmerine dhe hajduterine e tij nepermjet ligjeve ne kundershtim me Kushtetuten qe qeveria e tij kalon ne nje Parlament monist dhe kllounash.

Qytetaret zhyten ne varferi ekstreme ndersa Edi Rama dhe nje grusht oligarkesh gllaberojne qindra miliona euro konçensione klienteliste ne kurriz te qytetareve te ketij vendi.

Mungesa e sigurise publike, mosfunksionimi i institucioneve, votimet fars dhe moniste me 30 Qershor thellojne me tej paligjshmerine e Edi Rames dhe oligarkave te tij.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: