Ish-deputeti i LSI Endrit Brahimllari përmes një statusi në “Facebook” shkruan se gjatë bashkëbisedimit me fermerë të Mazrekut në Korçë, konstatoi se kjo qeveri nuk subvencionon dhe nuk përkrah fermerët.

Brahimllari shprehet se bujqësia dhe bletaria janë lënë sot në mëshirë të fatit nga kjo qeveri.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Statusi i ish-deputetit Endrit Brahimllari:

Sot në Mazrekë të Korcës ku zhvilluam takime me disa fermerë.

⚠ Bujqësia dhe bletaria në mëshire të fatit. Kjo qeveri nuk subvencionon dhe nuk përkrah fermeret. Qeveria fokusohet tek fasada dhe jo tek shërbimi ndaj qytetarëve.

Çdo dite e me shumë ky Kryeministër dhe kjo qeveri po shkëputen nga realiteti ku ndodhet vendi.

Shqipëria dhe qytetaret varfërohen dhe kjo qeveri nuk ka asnjë politikë për ta nxjerrë vendin nga varfëria. ?

? LSI angazhohet për një plan të qartë për bujqësinë. Subvencion të drejtpërdrejtë për çdo kokë bagëti, për çdo koshere bletë, për çdo dynym toke të punuar.

Shqipëria shtëpia juaj! ??

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb