Ish-deputeti i LSI Endrit Brahimllari me anë të një videoje të shpërndarë në “Facebook” shkruan se banditët e Edi Ramës thyejnë bravat e dyerve dhe zaqptojnë institucionet e vendit.

Brahimllari thekson se Rama vepron me banditët e tij jashtë interesit publik, por vetëm në interes personal dhe kundër popullit.

Postimi i Endrit Brahimllarit:

Me 30 qershor 85% e qytetareve refuzuan regjimin kriminal dhe korruptiv te Edi Rames ne nje proçes fars dhe monist. Edi Rama kerkon me dhune dhe presion shteteror te drejtoje bashkite e vendit vetem me 15% te pjesmarrjes ne votime moniste te Rilindjes.

Keshillat Bashkiak imagjinar te Edi Rames nuk perfaqesojne interesin publik por interesin personal te Edi Rames dhe Rilindjes. Per ti çuar imagjinaret e Rilindjes ne zyrat e bashkise Edi Rama po perdor presionin, dhunen dhe zaptimin e instuticioneve.

Banditet e Edi Rames thyejne dyert e Bashkise per te zaptuar instuticionet te cilat nuk ja besuan qytetaret.  Po zaptojne me dhune dhe me terror shteteror instuticionet sepse kjo eshte filozofia e Edi Rames: zapto, shkaterro, dhuno çte gjesh perpara.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb