POGRADEC

Ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari gjatë një takimi që zhvilloi me strukturat e kësaj partie në Pogradec u ndal te fenomeni i largimit të të rinjve, ndërsa theksoi se duhet t’i jepet fund njëherë e mirë kësaj plage shoqërore. Ai tha se për shkak të keqqeverisjes së kryeministrit Edi Rama, shumë të rinj janë larguar në gjashtë vitet e fundit.


“Sot bashke me Gentin takuam strukturat e LSI ne Pogradec! Eshte fatkeqesi Kombetare kur degjoj nga cdo qytetar se si te rinjte dhe te rejat po e lene vendin per shkak te nje politike klienteliste, korruptive dhe kriminiale te Edi Rames.


Pogradeci eshte shembulli sesi rilindja e Edi Rames shkaterroi te gjithe jeten sociale ne kete qytet, largoi te rinjte dhe varferoi qytetaret. Rilindja dhe Edi Rama abuzoi me miresinë dhe kulturen e Pogradecareve. Pogradeci sot eshte i mbytur ne varferi ekstreme. Te rinjte dhe te rejat emigrojne ne Maqedoninë e Veriut, Greqi per pune sezonale sepse Kryeministri jone nuk ka kohe dhe mundesi te kthejë vemendjen nga hallet dhe problemet e qytetareve. Pogradeci me resurse te medha bujqesore dhe turistike por qe nuk shfrytezohen dot sepse politika klienteliste dhe korruptive e Edi Rames ka shkaterruar cdo mundesi ne kete qytet. Eshte koha te kthejme besimin tek te rinjte duke ju dhene mundesi per arsimim dhe punesim, me nje pergjegjesi Kombetare per te siguruar te ardhmen e Shqiperise Europiane”-shkruan Braimllari.


  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb