I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në Neës24, Eriol Braimllari shefi i kabinetit të kryetares së LSI, Monika Kryemadhi ka rishprehur qëndrimin e partivë së dytë të opozitës për një proces diskutimi transparent për reformën zgjedhore. Për LSI, u shpreh Braimllari procesi duhet të jetë i hapur dhe publik ku të diskutohen mendime të ndryshe.

‘Pikërisht reforma zgjedhore ka që prej vitit 2016 që është vendosur si kusht i pakapërcyeshëm për t’u realizuar nga partnerët europianë. Opozita e bashkuar ka pasur gjithmonë qëllimin për realizimin e kësaj reforme. Të ishte gjithëpërfshirë, të ishte e plotë, të ishte tërësore dhe të tilla kanë qenë edhe hapat që kemi ndërmarrë edhe kur kemi qenë në Parlament. Propozimi i opozitës për një forum të tillë në mënyrë që të jetë gjithëpërfshirës që reforma zgjedhore të mos jetë domeni i dy-tre personave apo dy-tre partive por të jetë një forum i hapur.’

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb