Pamjet e disa trafikantëve të drogës duke vrapuar përpara turistëve në një resort pushimi, pak çaste para se policia të kapte 1200 kilogramë hashash në Majorka kanë bërë xhiron në rrjet.

Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, në orët e para të mëngjesit. Anija u ngarkua me doza hashashi dhe me 68 fuçi benzinë.

Në momentin që policia shkoi në vendngjarje, autorët e dyshuar lanë ngarkesën dhe u larguan. Ndjekja e të dyshuarve nga policia shkaktoi panik te turistët. Përpos ndjekës nga efektivët e policisë, autorët  u ndoqën dhe nga një helikopter.

Ky zbulim erdhi vetëm disa ditë pasi Marina Kolumbiane kapi një nëndetëse me më shumë se 2.6 ton kokainë dhe dy trupa të pajetë në bord në Oqeanin Paqësor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: