Ish-kapiteni i Kosovës U-21, Ardian Ismajli, vendosi të “braktisë” dardanët duke iu bashkuar Kombëtares kuqezi. Ky vendim i 22-vjeçarit ka shkaktuar shumë diskutime në mediat kosovare, të cilat nuk janë dakord me zgjedhjen e mbrojtësit.

Ismajli u përfshi së fundmi në listën e Panuçit, për 2 ndeshjet e muajit nëntor ndaj Skocisë dhe Uellsit. Në një prononcim për portalin kroat “24sata.hr”, Ismajli ka rrëfyer historinë e tij dhe mënyrën se si rrodhën ngjarjet, para se mbrojtësi të merrte këtë vendim.

Ismajli

“Menjëherë pas telefonatës së Panuçit, vendosa të luaj për Shqipërinë në të ardhmen, por nuk doja të lija shokët te Kosova U21 deri në përfundim të kualifikueseve. Ishte një cikël që duhej të mbyllej. Isha kapiteni dhe lojtari më i mirë, ndaj nuk do të kishte qenë vendim i mirë t’i lija ata në baltë.

Jemi një komb, shpresoj që së shpejti të bashkohemi në një shtet, por kemi ekipe të ndryshme. Shqipëria është më e mirë dhe më ofron mua më shumë mundësi për t’u promovuar. Veç të tjerave, unë kam luajtur për Kosovën U21… Ky ishte motivi kryesor për vendimin e marrë, që kishte edhe mbështetjen e prindërve të mi.

436125_TS_08-11-18_1372350205_

Disa gazetarë dhe tifozë më kritikojnë mua, duke pretenduar se nuk do të ketë vend për mua te kombëtarja shqiptare për shkak se nuk kam luajtur shumë te Hajduku. Por unë jam i bindur dhe i sigurt për vendimin që kam marrë. Unë jam gati që të luaj që kundër Skocisë në Ligën e Kombëve.

Në jetën time kam vuajtur shumë, por Zoti më ka dhënë forcë për të punuar dhe qetësi. Gjithmonë kam qenë profesionist, duke i realizuar mirë detyrat e mia, por Kopiç nuk kishte besim tek unë.

I jam mirënjohës trajnerit Vuliç, i cili më mbështeti që nga dita e parë. Diskutuam shumë bashkë dhe më premtoi që do të më jepte një shans. Shpresoj ta kem justifikuar besimin e tij.

436125_TS_08-11-18_2503688099_

Kam qenë në depresion, por e kam përballuar këtë situatë me ndihmën e prindërve, sidomos të babait tim. Ai më inkurajoi të jem i durueshëm, të stërvitem dhe të pres mundësinë time. Tani ajo u shfaq. Më parë, mendova largimin, por tani është një situatë krejtësisht e re. Do të shoh se çfarë do të vendosin klubi dhe trajneri. Jam këtu për të bërë më të mirën tim dhe për të ndihmuar ekipin sa më shumë të mundëm”, – u shpreh Ismajli./Panoramasport

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb