Ka nisur dëshminë në komisionin hetimor parlamentar të Sterilizimit ish- ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.
Ai ka kërkuar nga komisioni të dijë fillimisht nëse një gjykata ka dhënë një kornizë të
asaj që mund të thuhet prej tij, që mos të përdoret kundër tij në proceset penale si dhe ka kërkuar që deklarata e tij në komision të bëhet pak më ndryshe se e dëshmitarëve të tjerë.
Gjë që është kundërshtuar nga kryetarja e komisionit Albana Vokshi, e cila u shpreh se dëshmitari Beqaj nuk është më i mirë se dëshmitarët e tjerë.
Pjesë nga diskutimet:
Beqaj: Dua të parashtroj dy kërkesa. Në statusin juridik që kam, është që gjykata mund t’ju japë një kornizë të
asaj që mund të them, që mos të më përdoret kundër meje nesër në proceset penale.
Vokshi: Kemi ndjekur procedurat për të marrë leje për dëshminë. Kushtetuesja ka përcaktuar se hetimi parlamentar nuk ka asnjë mbivendosje ndaj një hetimi penal. Duke ju siguruar që kemi ndërmarrë hapat e duhura me konsensusin e plotë të anëtarëve do ju ftoja të vijojmë me deklaratën mbi objektin e dëshmisë.
Ndreca: Ne nuk kemi kufizim nga dokumentacioni i ardhur nga SPAK.
Beqaj: E dyta, në vijim të asaj që kam mundur të ndjek nga komisioni dje, nga deputetët inicues është thënë për të informuar publiku. Ndaj dua të them për publikun me zë e figurë e shifra.
Vokshi: Ne si komision respektojmë të gjitha të drejtat për një deklaratë të konstetualizuar paraprake.
(BalkanWeb)