Televizioni hungarez H1 ka publikuar një shkrim, ku flitet për emigrimin e shtetasve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së.

Një total prej 228 000 shtetas të vendeve të Ballkanit Perëndimor si Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Kosova, emigruan legalisht në Bashkimin Evropian në vitin 2018, sipas shifrave të Eurostat, të shënuara nga e përditshmja malazeze “Vijesti” të enjten.

Vitin e kaluar, 62 000 shqiptarë u transferuan në BE, që është 2.2% e popullsisë së përgjithshme të vendit, e ndjekur nga 2.1% e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut (24 300), dhe 2% e kosovarëve (34.500 kosovarë; 53 500 shtetas të Bosnjës dhe Hercegovinës u larguan nga vendi i tyre për në BE, që do të thotë 1.5% e popullatës, ndërsa Serbia “humbi” 51 000 qytetarë në emigrim (1.3%) dhe Mali i Zi 3 000 (0.5%).

  • foto galeri

Shtetasit e vendeve të Ballkanit Perëndimor emigrojnë më së shumti në Gjermani. Në vitin 2018 sa më shumë 19 000 kosovarë, 16 000 qytetarë të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Serbisë, 11 500 shtetas të Maqedonisë të Veriut dhe 1 500 malazezë emigruan në Gjermani.

Qytetarët shqiptarë preferojnë Italinë dhe në 2018, pasi 3 000 persona emigruan në atë vend. Vitin e kaluar, në BE u lëshuan një total prej 2.67 milion leje qëndrimi për ardhjen e parë nga pothuajse çdo vend në botë.

Numri i emigrantëve të rinj është më i larti në Gjermani – 543 000, i ndjekur nga Britania e Madhe, me 450 000 emigrantë, Franca, me 264 000 imigrantë, Spanja, me 259 000, Italia, 238 000 dhe Suedia, me 124 000 emigrantë.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb