Majlind Habibi dhe Branko Shkoza, ishin shokë e fqinj me njëri-tjetrin, në Spitallë të Durrësit. Dhjete ditë më parë, konsumuan alkool në lokalin e lagjes dhe rrugës për në shtëpi debatuan pasi Habibi dyshonte se Shkoza i ngacmonte bashkëshorten.
Tek ura e drurit, 35- vjeçari Habibi e goditi shokun me grusht, duke e hedhur në kanalin e ujërave të zeza. Trupi i të ndjerit u gjet para 5 ditësh dhe policia fillimisht e raportoi si ngjarje aksidentale. Autori e mbajti krimin të fshehtë dhe madje shkoi në varrimin e shokut. Detaje tronditëse këto, që i rrëfen për mediat, babai i viktimës, Haxhi Shkoza.
Autori e mashtroi në sy të atin duke i thënë se nuk e dinte se ku ndodhej Branko. Shkoza tha se kishte dyshime tek 35-vjecari dhe kishte vëzhguar lëvizjet e tij. “Ata hanin e pinin bashkë, rrinin bashkë prej 4 vitesh. Më erdhi në varrimin e çunit, bënte sikur nuk dinte gjë. Ata e kanë ditur të gjithë, edhe nëna e autorit. I kemi parë duke bërë plackat gati pasi më vrau cunin” Ditën e sotme në studion e emisionit me Zemër të Hapur flet bashkëshortja e viktimës, ndiqni rrëfimin…
Bora, gruaja e Branko Shkozës: Kam djalin 11 vjeç me Brako Shkozën. Burri më tha se do dal të pi një kafe e do vij prapë. M’u lut që të pinim kafe e nuk shkova. Pas disa ditësh, vjehrra më tha se Branko është në kanal. Pasi burri m’u zhduk disa ditë, te puna u sëmura, kisha parandjenja, e doja shumë. Kur u vonua tre ditë, thashë diçka i ka ndodhur. I thosha mos pi, por nuk merrte vesh.
Burri im rrinte gjithmonë tapë. Autorin mund ta ketë sharë nga gruaja, ishte pak i pistë nga goja, por ai nuk ngacmon. Burri im dhe autori ishin shokë të ngushtë. Nuk flisja asnjëherë me shokët e burrit, me gruan e autorit i flisja si je si kalon, kaq. Unë jam te mami im tani, djali im vjen dhe këtu e shkon edhe tek gjyshërit. Nuk rri dot pa burrin. Burrin e kam mbajtur unë, se vetë pinte shumë. I prishte lekët me raki. Unë mendoj se autori e ka vrarë, sepse besoj se Branko e ka sharë atë. Bashkëshorti kishte pak gojë, por ishte i dashur. Edhe më ka dhunuar, qoftë dhe para syve të djalit. Të dy pinim bashkë në lokal dhe janë zënë atje, jo kush jam e kush je ti.
(BalkanWeb)