Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka reaguar pas sfidës Shqipëri-Kroaci, e vlefshme për Euro2024.

Hasani u shpreh se në 90 minutëshin e luajtur në Hamburg u shfaq një shpirt skuadre për të dhënë më të mirën në fushë dhe në shkallët e stadiumit.

Më tej ai shkroi në kroatisht “Brat uz Brata Albanac uz Hrvata”, që në shqip do të thotë “Vëllai pranë vëllait, shqiptarët pranë kroatëve”.

“Shpirt skuadre për të dhënë më të mirën në fushë e në shkallët e stadiumit. Brat uz Brata Albanac uz Hrvata”, shkroi Hasani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb