BRAZIL- Një vajzë vetëm 10 vjeçe në Belo Horizonte, Brazil që u ankua për dhimbje barku në shkollë, solli në jetë një fëmijë disa orë më vonë.  Ajo u çua me urgjencë në spital nga mësuesit ku u konstatua se ishte në fazën e fundit të lindjes. Edhe pse vajza ishte vetëm 7 muajsh shtatzënë, ajo lindi normalisht. Si nëna ashtu edhe fëmija ndodhen nën kujdesin e mjekëve në repartin e të sapolindurve.

Vajza tregoi për policinë se njerku i saj 40-vjeç kishte abuzuar me të. Tani ai është vënë nën akuzë për përdhunim.

Nëna e vajzës deklaroi se nuk e kishte vënë re të bijën që i ishte rritur barku dhe se nuk kishte idenë më të vogël se ajo ishte shtatzënë. Ndërsa e mitura ka rrëfyer për policinë se njerku e kishte kërcënuar se nëse do tregonte për abuzimin do ti vriste nënën dhe vëllain.  Ai akuzohet për përdhunimin e një fëmije dhe posedim të paligjshëm të armëve të zjarrit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: