RIO DE ZHANEIRO – Gati 2000 çifte braziliane janë martuar në një ambient sportiv të mbyllur në Rio de Zhaneiro, duke shënuar kështu martesat masive, më të mëdha në historinë e qytetit. Në këtë lloj dasme lejoheshin vetëm çiftet që kishin të ardhura deri në 1 mijë dollarë në muaj, jo më shumë. Shumë nga çiftet kishin bashkëjetuar për vite.

Kjo ceremoni u nxit nga pushteti lokal, me qëllim që të ndihmonte çiftet që nuk kishin të ardhura të mjaftueshme për të paguar për një dasmë.

Autoritetet e Rios rezervuan madje edhe trena të veçantë udhëtarësh për çiftet dhe të ftuarit e tyre. Kështu, mbi 12.000 dasmorë morën pjesë në ceremonitë që u mbajtën në arenën “Maracanazinho”.

Gjyqtarët që drejtuan ceremoninë ishin vullnetarë. Çiftet u bekuan edhe nga një peshkop katolik romak dhe nga një pastor ungjillor i krishterë.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: