Dy blogere në Brazil e paguan shtrenjtë dashurinë e tyre për selfie-t, pasi vendosën të mos mbanin jelek shpëtimi dhe kështu u mbytën kur anija me të cilën ndodheshin u fundos.

Ngjarja tragjike ka ndodhur një muaj më parë me rezultatet e hetimeve të shpallura 24 orë më parë.

Sipas policisë, 37-vjeçarja Aline Tamara Moreira de Amorim dhe 27-vjeçarja Beatriz Tavares da Silva Faria u gjetën të mbytur pas fundosjes së varkës në të cilën ndodheshin në zonën e Qafës së Djallit.

Videot e ngarkuara nga influencuesit pak para tragjedisë

“Disa nga njerëzit në varkë nuk donin të vishnin jelek shpëtimi sepse po bënin selfie. Ata thanë se jelekët e shpëtimit fshehin nxirjen e tyre”, tha shefi i policisë në qytetin e Sao Vincente.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Siç dëshmoi operatori i varkës, tragjedia ndodhi kur një dallgë goditi varkën më 29 shtator teksa po kthehej në breg. Sipas tij, në bordin e varkës ndodheshin gjashtë influencer dhe ai vetë, ndërsa kapaciteti i varkës ishte për pesë persona.

Trupi i Beatrizit u gjet në det nga rojet e portit, ndërsa trupi i Aline u gjet një javë më vonë në një plazh tjetër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: