Ankesat e një 10-vjeçareje se diçka lëvizte në gojën e saj, janë marrë si shaka, por më pas dentisti është tmerruar kur zbuloi në mishrat e dhëmbëve të nxënëses dhjetëra krimba, që jetonin brenda gojës. Ana Cardoso u dërgua në një klinikë në Brazil, pasi u ankua për një ndjesi si të shpimit të gjilpërës në mishrat e gojës dhe “gjëra që lëviznin përreth”.

Nëna e saj Adriana, 35 vjeçe, tha se “vajza kishte disa ditë që më rrëfente se ndjente diçka që lëvizte në gojën e saj dhe në fillim mendova se ishte shaka”.

Por kur e çoi të bijën tek dentisti u trondit kur zbuloi se vajza ishte prekur nga një infeksion që prek si njerëzit ashtu edhe kafshët, e që prodhon krimba në gojë, e që njihet si “Miaza orale”.

Infeksioni prek zakonisht njerëzit që kanë pësuar plagë ose lëndime në fytyrë. Ai është gjithashtu shumë i zakonshëm në rajonet me një klimë të ngrohtë.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb