Ish-presidenti brazilian, Lula u lirua sot, i mirëpritur nga një valë madhe aktivistësh të majtë pas daljes nga burgu në Curitiba, pas një viti e gjysmë në burgim.

“Luiz Inacio Lula da Silva doli në këmbë nga selia e policisë federale duke u përshëndetur ngrohtë me mbështetësit e tij dhe duke u përkulur para turmës me grushtin e ngritur”, theksuan gazetarët.

Një gjyqtar brazilian autorizoi sot daljen nga burgu të ish-presidentit Lula, i cili u lirua pas një vendimi të Gjykatës së Lartë një ditë më parë.

Luiz Inacio Lula da Silva, 74 vjeç, figurë historike e të majtës braziliane fitoi lirinë pas një viti e gjysmë në burg për korrupsion.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb