Një burrë i armatosur po mban peng 18 pasagjerë në një autobus në Rio de Janeiro dhe kërcënon se do t’i vejë zjarrin mjetit.


Sipas asaj që raporton e përditshmja O Globo, agjentët e policisë dhe policia rrugore federale kanë rrethuar autobusin, që ndodhet në urën që lidh qytetin e Rio de Janeiro dhe Niteroi.


Rruga është totalisht e mbyllur për trafikun, duke sjellë probleme për qarkullimin në Rio, ku në këto momente është mëngjes. Pengmarrja ka nisur rreth orës 6 me orën lokale.


Sipas zëdhënëses së policisë rrugore Sheila Sena, burri është identifikuar si një polic ushtarak dhe kërcënon të hedhë benzinë në autobus.

Autoritetet po përpiqen të negociojnë me sekuestratorin dhe deri tani 4 gra dhe 2 burra janë liruar. Krimineli, është i veshur me pantallona të zeza, këmishë të bardhë, një kapele dhe një shall.

Përveç një arme zjarri ai mban edhe një thikë, një pistoletë dhe një shishe benzine.

(da.xha/BalkanWeb)