BRAZIL

Të paktën 11 persona kanë vdekur për shkak të një zjarri që shpërtheu në spitalin Badim të Rio De Janeiro të enjten në mbrëmje.


Struktura është evakuuar dhe shumë pacient janë transferuar në të tjera qendra, por disa prej tyre kanë qenë të detyruar të presin në rrugë teksa forcat zjarrfikëse përpiqeshin të shuanin flakët.


Zjarri ra në një nga dy zonat e spitalit Badim, një strukturë private në lagjen e Tijuca, në zonën veriore të Rio, ku ishin shtruar rreth një qind pacient. Në një komunikatë për shtyp, përgjegjësit e spitalit kanë informuar që zjarri ra për shkak të një qarku të shkurtër në një gjenerator elektrik në godinën e vjetër, e ndërtuar 19 vjet më parë dhe tymi me shpejtësi mbuloi të gjithë pallatin.


Pacientët u evakuuan në godinën e dytë të spitalit, e inauguruar vitin e kaluar, thuhet në njoftim. Sipas zjarrfikësve, zjarri ra mbrëmjen e djeshme, por ende nuk ëhstë bërë një kontroll i detajuar i vendit të ngjarjes.

(da.xha/BalkanWeb)