Sfida çerekfinale e Botërorit mes Brazilit dhe Belgjikës ka krijuar debat në emisionin “Fair Play nga Enkeleida Zeko” në “News 24”. I Ftuar në studio, Artan Shyti, prorekotor në universitetin “Marlin Barleti”, foli për mundësitë e ‘seleçaos’ në këtë përballje.

“Brazili është një ekip i mirë, por duhet të ketë shumë kujdes pasi më lart se Belgjika është në aspektin e traditës dhe peshës së rëndë që ka fanella. Unë shpresoj të mos e ketë marrë lehtshëm, pasi ata ekipe që kanë vepruar kështu gjithmonë e kanë pësuar rëndë.”

Me fjalinë e fundit nuk ka qenë dakord gazetarja Marsela Karapanço, e cila është e deklaruar si tifoze e ‘seleçaos’ dhe që ka replikuar duke thënë:

“Nuk pajtohem në pikën kur thua se Brazili e ka marrë lehtshëm. Mendoj që këtë vit fryma që është në ekip është ndryshe nga ajo e viteve të kaluara. Është ndryshe nga ajo e Argjentinës, e Portugalisë me Cristiano Ronaldo-n.

Unë shoh një Brazil kompakt dhe me shumë dëshirë për të luajtur.”

Në fund nuk ka munguar një batutë për rrotullimet e Neymar: “Nëse Neymar nuk merr ‘Topin e Artë’ unë mendoj që t’i jepet mundësia për të kandiduar për ‘Oscar’.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb