Brazili i cili kishte shumë pretendime në “Rusi 2018” nuk mundi të shkojë më shumë se çerekfinalet pasi sonte u mund 2-1 nga Belgjika. Në këtë ndeshje përveç spektakli pati edhe momente të diskutueshme, pavarësisht se në dispozicion ishte edhe sistemi “VAR”.

Specialisti i gjykimit në emisionit “Fair Play nga Enkeleida Zeko” në “News 24”, Albano Janku, evidentoi dy raste nga ndeshja që ishin mjaft të dyshimta.

Rasti i parë kishte të bënte me minutën e 56-t, kur Gabriel Jesus pasi kali mes këmbëve një prej kundërshtarëve mori një ndërhyrje nga kapiteni belg, Kopmany, por për gjyqtarin nuk ishte faull dhe si pasojë as penallti.

minuta 56

Janku për këtë rast u shpreh: “Mbrojtësi belg takën e tij e ka vënë te kavilja e sulmuesit brazilian. Ka kontakt dhe kemi penallti të padhënë për Brazilin.

Nëse topi do të kishte dalë jashtë para se Jesus të merrte goditjen atëherë do kishim vetëm karton të verdhë, por në kushtet e mësipërme është penallti dhe karton.”

Nës këtë moment një nga të ftuarit, Artan Shyti u shpreh: “Mu duk se arbitri serb kishte një prirje për të mbajtur më shumë Belgjikën.”

Gjithsesi ky nuk ishte rasti i vetëm. Brazilianët pretenduan për nje tjetër penallti në minutën e 91 me Neymar që u rrëzua në zonë. Për këtë rast Janku u shpreh:

“Është dorë në fytyrën e Neymarit. Kjo do të thotë se atij i është mohuar shikimi i topit dhe mund të jepej penallti së bashku me karton të verdhë.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb