Janë luajtur në orën 16:00 të ditës së sotme pjesa më e madhe e ndeshjeve të javës së dytë në “Premier League”.

Everton-i, skuadra që këtë merkato vere nuk është kursyer, ka fituar me shifrat 2-1 përballë Southampton. Golat për skuadrën nga Liverpool-i i realizuan Walcot dhe Richarlison, futbollisti që u ble për 50 mln euro nga Watford.

Kujtojmë që edhe javën e parë braziliani 21-vjeçar realizoi 2 gola në barazimin 2-2.

Ndërkohë në “Wembley” Tottenham ka marrë një fitore 3-1 kundër Fulham. ‘Spursat’ zhbllokuan takimin me Lucas Moura, ndërsa londinezët barazuan me Mitrovic.

Gjithsesi ekipi i drejtuar nga Pochetino realizoi edhe dy gola të tjerë me Trippier dhe Kane.

Në ndeshjet e tjera Leicester fitoi 2-0 kundër Wolves, ndërsa Cardiff barazoi 0-0 me Newcastle.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb