Dani Alvesh është dorëzuar përfundimisht. Kombëtarja braziliane do të udhëtojë pa mbrojtësin e saj të djathtë drejt Rusisë për Botërorin e muajit të ardhshëm, i cili rrezikon të qëndrojë larg fushës nga 4- 6 muaj.

35-vjeçari dëmtoi ligamentin e gjurit në finalen e Kupës së Francës kundër Les Herbiers dhe pasi e kanë vizituar personalisht, doktorët e Brazilit e kanë përjashtuar mundësinë që lojtari më i titulluar të ketë një shans për të ndihmuar skuadrën e Tites në turneun e kësaj vere.

Për trajnerin e pesë herë kampionëve të botës tani nisin kokëçarjet për emrin e atij që do të mbulojë korsinë e djathtë të mbrojtjes: Gara do jetë mes Danilos, Rafinjës dhe Fagnerit. Sipas asaj që raportojnë mediat braziliane, mbrojtësi i Korinthiasit, Fagner është më i avantazhuar, pasi pëlqehet nga trajneri Tite.
Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/dani-alvesh-humbet-boterorin-ja-kush-pritet-ta-zevendesoje/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: