Tekniku i Vllaznisë, Brdaric doli në konferencë para ndeshjes ndaj Laçit.
“Kemi disa probleme, por asnjë justifikim për situatën. Do kemi skuadër konkurruese dhe normal në fund të vijë një rezultat sa më i mirë. Duhet të përballojmë dëmtimet. Kjo është mundësi dhe për lojtarët që nuk kanë marrë shumë minuta. Nuk duam të justifikohemi me ato që mungojnë, por lojtarët që do të jenë në fushë të zbatojnë sa më mirë detyrat”.
“Është ndeshje e fortë ku duhet të mbrojmë me të gjithë lojtarët që kemi në lojë, të kemi balancë mes sulmit dhe mbrojtjes. Vllaznia ka objektiva që në çdo ndeshje për 3 pikë”.
“Kemi respekt për Laçin, për të gjithë kundërshtarët në Superiore. Kam parë rritje te ndeshjet e Laçit. Duhet të parandalojmë si humbëm ndeshjen me Laçin sepse atje kishim momente mjaft të mira dhe në pjesën e dytë ramë. Nesër do të shkojmë vetëm për 3 pikët”- tha ai.
(J.S/BalkanWeb)