Vllaznia – Partizani do të jetë supersfida e javës së dhjetë në Superiore. Ndeshja mes dy skuadrave pritet të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”, të shtunën ora 19:30.
Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç, është dhe si “mace e zezë” për Partizanin. Kjo pasi “demat” nuk njohin asnjë fitore me Brdariç në krye të Vllaznisë.
Tetë janë luajtur të vlefshme për elitën e futbollit shqiptar. Gjatë kësaj kohe, Vllaznia ka fituar katër prej tyre dhe po katër janë mbyllur barazim. Çfarë bie në sy është se asnjë prej dy skuadrave nuk ka shënuar më shumë se një gol në përballjet e tyre.
Të fundit Vllaznia e fitoi në fillimin e këtij edicioni të Superiores. Një gol i Alivodës i dha fitoren 0 me 1 shkodranëve në Tiranë. Prej atëherë të kuqtë nuk kanë humbur ndeshje. Kështu shkojnë në “Loro Boriçi” si vend i parë, por me vetëm dy pikë më shumë se Vllaznia.