SHBA- Kërcimi i një stjuardese për të argëtuar pasagjerët është bërë hit në ëeb. Mediat shkruajnë madje se web-i ka një heroinë të re.

Stjuardesja ka nisur të kërcejë breakdance për të argëtuar pasagjerët në pritjen e imbarkimit, pas vonesave të zakonshme që ndodhin gjatë fluturimeve.

Ajo ka kërcyer nën ritmet e muzikës së Mark Ronson e Bruno Mars. Video është xhiruar me smartphone, nga vëllai i saj. Ai shpjegon se, “Motra është një ish balerinë e cila ka filluar tashmë punë si stjuardesë”.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb