TIRANË- Ish-zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, tha se Kostandinos Kacifas para se të vritej ka sharë në gjuhën të pistë shtetin shqiptar.

I ftuar në “Dritare më Rudinën” në News 24, njohësi i mirë i forcave RENEA shtoi se mund të kishte të vrarë nëse nuk do të ishin të kualifikuar dhe të trajnuar.

“Gjatë shkëmbimit të zjarrit viktima ka sharë me gjuhën më të pistë shtetin shqiptar. Nga momenti që rri duke sharë, tregon se është një moment skizofrenik. Ka qëlluar në drejtim të policisë. Po të ishin forcat speciale të pa trajnuar, Forcat speciale mund të ishin të vrara sot.”, tha Breçani.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: