Sipërmarrësi i turizmit, Rrahman Kasaj, kryetar i Unionit Turistik, tha se bregdeti i Jonit ofron turizëm cilësor.

Kasaj theksoi se Shqipëria është vend i paeksploruar. Ai shtoi se mediat ndërkombëtare kanë ndikuar në rritjen e numrit të vizitorëve.

Sipërmarrësi i turizmit Rrahman Kasaj, kryetari i Unionit Turistik: Ne nuk mund të bëjmë turizëm elitar sepse nuk kemi zona elitare. Shqipëria ka disa zona që kanë turistë cilësorë. Bregdeti i Jonit prsh ofron turizëm cilësor.  Çmimet janë të larta, të krahasueshme me ato në vende të tjera në rajon. Edhe në Greqi turizmi ndahet me zona.

Mediat ndërkombëtare kanë ndikuar në rritjen e turistëve në vendin tonë. Shqipëria është vend i paeksploruar dhe të huajt kanë edhe kuriozitet, pra turistët thonë “të shikojmë një vend që nuk e kemi parë, pyesin edhe se çfarë ofron ky vend”. Strategjia e re për turizmin 2030 po bëhet.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb