Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e ndodhur në zonën e Bregut të Lumit aty ku ka nisur prishja e banesav,e ka deklaruar në një prononcim për mediat se policia ka dhunuar e tërhequr zbarrë banorët që kërkojnë të drejtën e tyre.

Duke e cilësuar barbare sjelljen e tyre, ish-deputetja i kërkoi Avokatit të Popullit por edhe ambasadorëve të akredituar në vendin tonë të jenë të pranishëm për të parë se si shkelen të drejtat e shqiptarëve.

“Dhunë e paprecedent, ky shtet që ka kriminalizuar çdo strukturë të tij, s’ka sjellë kaq polici as për kriminelët më të rrezikshëm, ndërkohë që sot këtu për gratë e fëmijët ka sjellë kaq shumë policë. Unë jam pa fjalë, janë dhunuar e janë rrahur zonjat. Fëmijët janë zgjuar nga gjumi e nuk janë lejuar të shkojnë në shkolla. Ata po dridhen nga i ftohti sepse janë nxjerrë me dhunë nga shtëpitë e tyre. Nuk duan asgjë më shumë, vetëm trajtim të barabartë si mbi 200 familje të tjetra që janë prekur nga ku project”,- tha Tabaku ndër të tjera.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb