TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu pas përfundimit të raundit të Pestë të Dialogut të Nivelit të Lartë Shqipëri-BE kërkoi nga qeveria të bëjë pastrimin e politikës nga krimi.

Duke folur në emër të opozitës, Bregu shprehet se ka kërkuar pastrimin e politikës në bazë të platformës së dekriminalizimit të bërë publike nga opozita.

“Nuk besoj se kryeministri ka tjetër prioritet. Koha sot është më e mirë përcaktuar se herët e tjera. Unë kisha barrën për të folur në emër të opozitës, për të treguar se situata e krimit në vend është prioritet numër një. Nëse qeveria ka vullnet, të bëjë pastrimin e politikës, ne e kemi paraqitur platformën e dekriminalizimit”, tha ajo.

Sipas Bregut, ka pasur lëvizje por “bosët e drogës nuk janë kapur”.

Më tej, ajo bëri me dije se reforma në Drejtësi nuk është e qëndrueshme.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb