Një fitore mund t’a çonte Skënderbeun një pikë poshtë Partizanit, por ashtu sikundër edhe ndaj Tiranës, Flamurtari u ngrin buzëqeshjen korçarëve. Në takimin e luajtur në Vlorë, gjithçka ka përfunduar në barazim 1-1 dhe natyrisht, duke parë dhe gjendjen e dy skuadrave, janë kuqezinjtë ata që kanë dalë të kënaqur pasi kanë siguruar pikën e tretë në 10 javë.

Dhe të mendosh që Skënderbeu e nis ashtu siç duhet këtë përballje dhe të jep krijon përshtypjen se tre pikët do të jenë thjesht një çështje rutime. Minuta e 13-të dhe Oto Xhon “ha” në mënyrë të pabesueshme golin e epërsisë, por 10 minuta më pas është Dejvi Bregu ai që nuk fal, kur brenda zone tregohet i saktë dhe thyen Moçkën. Gol pa festë për vlonjatin në respekt të ish-klubit të tij.

Skënderbeu është më prezent në zonën vlonjate, por golin e bën Flamurtari. Dhe nëse në lë një top në zonë aq gjatë, një sulmes si Sukaj nuk është nga ata që mendohet shumë për të të ndëshkuar. Shkodrani ndjek devijimin dhe mposht Koliçin duke bërë që pjesa e parë të mbyllet në barazim.

Në 45 minutat e dyta, korçarët janë më këmbëngluës. Moçka është i vëmendshëm në minutën e 66-të duke ndalur Oto Xhon në këndore, apo si në minutën e 71-të, kur tregohet i shpejtë për të ndrequr gabimin e shokëve të tij, që desh e çuan sulmuesin nigerian. Por gola nuk do të ketë më dhe në Vlorë çdo gjë do të mbyllet në paqe, me ekipet që ndajnë nga një pikë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb