Lionel Messi ka pasur një tjetër sezon të shkëlqyer te Barcelona. Ai i udhëhoqi drejt titullit në La Liga dhe do të ketë një shans për të fituar Kupën e Mbretit.

Në të gjitha garat, Messi ka shënuar 50 gola. Për shumicën e lojtarëve, kjo arritje një herë në karrierën e tyre do të ishte e jashtëzakonshme.

Messi në La Liga ka shënuar 36 gola, ku përfundoi si golashënues i parë, por dha edhe 13 asistime. Argjentinasi krijoi më shumë shanse, gjithsej 92, dhe kishte 87 gjuajtje në portë.

Messi shënoi aq shumë gola sa që është e vështirë të mbahet mend se si ishte secili. Për fat të mirë, pas përfundimit të sezonit, La Liga me një video ku përfshin çdo gol të tij ketë sezon.
Gëzoni magjinë e Messit më poshtë për vetëm 60 sekonda.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb