Rezidenca në Hollywood Hills e këngëtares Rihana u mbush me policë për herë të dytë brenda një kohe të shkurtër.
Kjo pasi të martën në mbrëmje u dëgjua alarmi i shtëpisë, ku dyshohet se mund të ketë qenë përsëri ndonjë tentim për vjedhje, shkruan DailyMail.
Nuk dihet ende nëse ylli nga Barbados ka qenë në shtëpi në ato momente.
I njëjti problem ndodhi edhe në muajin gusht ku tashmë i arrestuari Eduardo Leon hyri në shtëpi të Rihanas.
(da.xha/BalkanWeb)