BRITANI E MADHE

Mëngjesin e djeshëm Meghan Markle solli në jetë beben mbretërore. Edhe pse dukesha e Sussex kishte vendosur të lindte në shtëpi, gjërat nuk shkuan sipas planit dhe ajo iu drejtua spitalit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

37-vjecarja solli në jetë djalin e saj në spitalin luksoz “Portland Hospital” në Londër, në të njëjtin spital ku ka lindur edhe shumë personazhe të njohur si, dukesha e York-ut, Victoria Beckham, Liz Hurley, Jools Oliver etj shkruan Daily Mail.

Një natë në dhomat e këtij spitali kushton 1,800 paund, megjithatë spitali ka edhe disa dhoma ekskluzive për mbretërorët dhe VIP-at e tjerë, në të cilat kushton mbi 2000 paund nata.

Në këto dhoma ka shërbim 24 orësh, krevatë luksozë edhe për bebet, infermiere që kujdesen për bebin gjatë natës dhe po ashtu ka suita për familjarët dhe vizitorët e pacientëve.

Paketa më e lirë e lindjes në “Portland Hospital” kushton 15 000 dollarë, ndërsa disa nëna shpenzojnë deri në 500 000 dollarë në varësi të netëve që kalojnë aty, prandaj jo çdokush mund ta sjellë në jetë fëmijën në këtë spital superluksoz.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb