Google ka shfaqur pamje nga qendrat e saj të të dhënave në të gjithë botën, të cilat ofrojnë shërbimet e saj. Kompania ka zbuluar kompjuterët e saj gjigandë të cilat përpunojnë rezultatet e kërkimeve në internet, shfaqin video në YouTube dhe miliona mesazhe elektronike të dërguara nga njerëzit.
Gjiganti i kërkimit zbuloi se tani ka mbi 100 mijë serverë kryesorë që funksionojnë në të gjithë botën, të cilat komunikojnë me një shpejtësi marramendëse prej 10Gb/s në rrjetin ‘Jupiter’.
Kompania ka ndërtuar qendrën e saj të të dhënave të harduerit dhe softuerit. Gjiganti i kërkimit zbuloi si funksion ky sistem gjatë konferencës “ACM SIGCOMM”.
Arsyeja kryesore se përse Google ka vendosur të zbulojë këto informacione, është sepse do që të ofrojë shërbimet e platformës Cloud tek të tjerët. Google po ndërton gjithashtu qendra të dhënash në Hong Kong, Tajvan, Singapor dhe Kili.
(d.d/BalkanWeb)