Dikush shkon për të rimarrë dokumentet personale, dikush për t’u ndërruar, apo për të parë qoftë banesën nga jashtë. Kjo është situata në rrugën ‘Fillak’ dhe Genova, e cilësuar si zona e kuqe e rrezikut pas shembjes së urës Morandi.

“Sa më pak të vij, aq më mirë është”, kështu shprehet një pensioniste, e cila nuk i ndal as lotët. Ndërkohë një tjetër shfaqet tejet e dëshpëruar, ndërsa thekson se mori gjërat më të nevojshëm nga shtëpia.

“Isha mora ça ishte e nevojshme. Por nuk dua të futem në atë shtëpi. Kam kujtime të këqija nga dita e shpërthimit. Tavolina u ngrit në ajër, ndërsa mu duk se do të më zinte poshtë dhoma e gatimit. Po bëja 4 vite që kisha hyrë në atë shtëpi. Ishte i gjithë investimi im. Nuk e besoj se qeveria do të na bëjë me shtëpi për 12 muaj. Skam besim. E gjithë pasuria ime shkoi dëm”, shton e moshuara, ndërsa herë pas here ngashërehet.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: