TIRANE– Brenda vitit qytetarët e Tiranës do të pajisen me biletë elektronike për transportin urban.

Për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, këto nisma vijnë pas abuzimeve të kompanive private të transportit publik. Shumë shoqëri janë gjobitur pasi nuk respektojnë oraret, apo edhe kushtet e udhëtimit.

Vetëm para disa ditësh Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit vendosi disa gjoba për shoqëritë e transportit, pasi drejtuesit e autobusëve nuk ndiznin kondicionerët kur temperaturat shënonin 39 gradë.

Ky vendim është bërë i ditur nga Kryebashkiaku Veliaj, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb