TIRANË- Breshëri automatiku janë derdhur mbrëmjen e sotme mbi një banesë në Kamëz ku ka mbetur i plagosur një person.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se i plagosur ka mbetur shtetasi Elez Bodisha, 50 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas të dhënave të para, mësohet se persona të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri drejt banesës së Bodishës ku ka dhë një ambient të përshtatoru si bar, duke zbrazur rreth 20 plumba.
Dyshohet se ngjarja ka si motive hasmërinë, pasi i vëllai i 50-vjeçarit ka vrarë dy persona në aksin Kalimash-Kukës kohë më parë.

Informacion Paraprak
Më datë 25.10.2018, rreth orës 20:07, në Valias të Kamzës është plagosur me armë zjarri në rrethana ende të pa qarta shtetasi E. B., 50 vjeç.
Shtetasi i dëmtuar aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Po bëhet krehja e zonës, territorit përreth, si dhe janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe hyrje- daljet e kryeqytetit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb