Një biznes në Vorë ka rënë pre e të shtënave me breshëri plumbash mëngjesin e kësaj të hëne. Gazetarja Dorjana Bezat, raporton për “BalkanWeb” se kanë qënë punëtorët ata që kanë konstatuar shenjat e plumbave.

Referuar të njëjtave burime, mësohet se nga të shtënat ka pasur vetëm dëme materiale, në xhama dhe fasadën e biznesit.

Policia e mbërritur në vendngjarje mblodhi plot 20 gëzhoja. Blutë e kryeqytetit po punojnë për identifikimin dhe vënien në pranga të autorëve. Paraprakisht nuk dihen arsyet pse ka ndodhur ngjarja.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb