VLORE

Romario Aliaj, 33-vjeçari që shikoni në foton e mëposhtme është i riu që i shpëtoi atentatit në vendin e quajtur “Ura e Mifolit”, në  momentin që ishte nën drejtimin e makinës së tij tip “Benz”.


Në drejtim të tij u qëlluan plot 25 plumba, pra një karikator i plotë.  Mjeti i tij menjëherë pas sulmit me armë përfundoi në kanal. I riu udhëtonte vetëm në momentin e incidentit ku përfundoi me lëndime të lehta nga aksidentimi i makinës.


60353367 324694778228017 4074624976815128576 N
60353367 324694778228017 4074624976815128576 N

Vlorë/ Informacion paraprak
Në vendin e quajtur “Ura e Mifolit” Novoselë, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi R.A., 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke pësuar lëndime të lehta.


Nuk ka të lënduar me armë zjarri.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave.
Po punohet nëpërmjet kontrollit të territorit dhe veprimeve të tjera hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

(BalkanWeb)