Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës. Policia njofton se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali, ndërsa nuk raportohet për njerëz të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se nga kontrolli i deritanishëm i zonës, policia ka arritur të gjejë 3 gëzhoja, ndërsa vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Në orët e para të mëngjesit, në rrugën dytësore të autostradës Tiranë -Durrës, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali.

Si pasojë e të shtënave nuk ka të lënduar përveç disa dëme materiale përreth.

Grupi hetimor po kryen hetimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave si dhe po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Kanosje” dhe “Prishja e qetësisë publike” .

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: