Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës ditën e djeshme. Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 21:30 të mbrëmjes së djeshme, tek numri i emergjencave 112, ka ardhur një telefonat nga shtetasi E. M., i cili njoftoi se në autostradën Tiranë-Durrës, një shtetas me motor ka qëlluar me armë zjarri.

Menjëherë janë nisur Shërbimet e Policisë të cilët kanë kontaktuar me shtetasin E. M., ku ka sqaruar se: Rreth orës 19:50, ka qenë duke hyrë për në servis me automjetin e tij tip “Porsche”, kur është afruar një shtetas me një motor, i cili ka qëlluar në drejtim të tij dhe pasagjerit të automjetit shtetasit K. M., ku si pasojë është plagosur lehtë në dorë shtetasi E. M.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentative” dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: