Bashkimi Evropian duket se nuk do të humbasë më kohë me procesin e Brexit. Të mërkurën BE ka kërkuar nga Britania e Madhe që të paraqesë sa më shpejt propozimin konkret për Brexit.

Mina Andreeva, zëdhënësja e Komisionit Evropian, duke rikujtuar se data ideale për Brexit është 31 tetori, i bëri thirrje Britanisë së Madhe që t’i paraqesë BE-së sa më shpejt një propozim konkret.

Ajo u shmang që të komentoj kërkesën e kryeministrit britanik, Boris Johnson që të pezullojë punimet e parlamentit deri më 14 tetor, duke e përshkruar këtë si punë e brendshme e Britanisë së Madhe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: