Ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair, ka deklaruar se marrëveshja e Brexit është një zgjedhje midis të panevojshmes dhe të dhimbshmes.

Blair, i cili mbështet votën popullore, ka ngitur pyetjen se përse po behet një gjë e tillë.

Ai deklaroi se ka respekt të madh për kryeministren Theresa May, se ajo ka treguar vendosshmëri dhe guxim mirëpo rrethohet nga persona të paarsyeshëm. Megjithatë, ai shtoi se marrëveshja e saj nuk do të kaloje në parlamentin britanik.

Ish-kryeministri britanik beson se një referendum i dytë mund të ofrojë zgjidhje për të qëndruar në BE, apo për të dalë nga BE-ja zgjidhje kjo në mes të marrëveshjes së Theresa May apo stilit të Brexit të Boris Johnson.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: