BRUKSEL

Berlini ka deklaruar zyrtarisht në Bruksel që do të ndalojë ekstradimin e qytetarëve të saj në Britani pas Brexit. Deklarata vjen në një kohë që  Londrës i ka mbetur pak më shumë se një muaj për të arritur një marrëveshje daljeje me BE. Javën e kaluar, Berlini njoftoi zyrtarisht Komisionin Evropian se do të ndalojë ekstradimin e shtetasve të saj në Britani sapo Londra të largohet nga BE, raportoi Financial Times të dielën. Vendimi nuk ishte “një surprizë” dhe është në përputhje me procedurat e Brexit, tha një zyrtar i BE-së pas vendimit.

Ai tha se nëse Gjermania ndalon ekstradimin është një “shenjë e gjërave që do të vijnë” kur palët vazhdojnë bisedimet për sigurimin e bashkëpunimit në zbatimin e ligjit, pasi Britania e Madhe është e vendosur zyrtarisht të dalë nga BE deri në fund të muajit të ardhshëm. Sipas ligjit aktual gjerman, qytetarët e saj mund të dorëzohen ose te vendet anëtare të BE ose në një gjykatë ndërkombëtare.

Vota kundër marrëveshjes së rënë dakord nga BE nxiti acarim nga politikanët evropianë. Kreu i Këshillit Europian, Donald Tusk tha se situata e bën atë të pyesë veten se çfarë “vendi të veçantë rezervohet për ata që promovuan Brexitin pa një plan për ta dorëzuar atë në mënyrë të sigurt”. Britania është planifikuar të lërë zyrtarisht BE në 29 mars.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb