Indonezia i është bashkuar zyrtarisht BRICS si një anëtar me të drejta të plota, njoftoi sot Brazili, i cili aktualisht mban presidencën e rradhës të grupit.

BRICS u themelua në vitin 2009 nga Brazili, Rusia, India dhe Kina, me Afrikën e Jugut që iu bashkua dy vjet më vonë. Megjithëse grupi fillimisht u parashikua si një platformë për investime të ndërsjella dhe stabilitet financiar pasues, ai më vonë u shndërrua në një forum me një axhendë më të gjerë, duke përfshirë çështjet e sigurisë.

Kandidatura e Indonezisë u miratua nga drejtuesit e BRICS në vitin 2023, por kombi i katërt më i populluar në botë me mbi 270 milionë banorë zgjodhi t’i bashkohej grupit vetëm pas formimit të qeverisë së re vitin e kaluar.

“Indonezia ndan me anëtarët e tjerë të grupit mbështetjen për reformën e institucioneve të qeverisjes globale dhe kontribuon pozitivisht në thellimin e bashkëpunimit në Jugun Global”, tha qeveria braziliane në një deklaratë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb