BRITANI E MADHE

Për të gjithë ajo do të jetë gjithmonë, “Bridget Jones” beqarja e pafat që futet gjithmonë në telashe. Po flasim për aktoren e njohur britanike, Renée Zellweger, e cila ditën e sotme mbush plot 50 vjeçe. Por ajo nuk është vetëm një aktore komedish por ajo është e famshme për në filmat dramatik si “Rikthimi në Cold Mountain”, dhe “Chicago”. Me këtë të fundi 50-vjecarja fitoi edhe Golden Globe si aktorja më e mirë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ajo është një aktore që për karrierën e saj ka dhënë gjithcka. Për rolin e saj në Bridget Jones, Renée shtoi disa kilogramë për t’u përshtatur sa më shumë personazhit që ajo intepretonte. Por disa muaj më vonë pas filmit aktorja e njohur rikthehej në formë të mirë fizike. Renee lindi në vitin 1969 në Katy në një qytezë të Texas.

Debutimi i saj në ekranin e madh erdhi në vitin 1993 me filmin, “Jeta është një ëndërr”. Jerry Maguire”, në 1997 është filmi i parë që merr disa nominime. Në karrierën e saj pati tre nominime për çmimin Oscar nga të cilët fitoi një si aktorja më e mirë protagoniste. Po ashtu pati edhe 6 nominime në Golden Globe, ku fitoi tre dhe tre nominime për çmimet Bafta nga të cilët mori një prej tyre.

Në vitin 2000 në setin e filmit “Me, myselfe & Irene” lind dashuria me aktorin Jim Carrey. Historia e tyre zgjati shume pak, ata u martuan shumë shpejt dhe gjithashtu u divorcuan shumë shpejt. Në vitin 2005 Renee martohet më këngëtarin, Kenny Chesney, martesë e cila zgjati më pak së një vit. Në vitin 2001 del filmi ‘Ditari i Bridget Jone’, tre vjet më vonë del pjesa e dytë e ‘Ditari i Bridget Jones 2’ dhe në viitn 2016’ Bridget Jones’s Baby”.

Filma të tjerë të aktores 50-vjecare janë ‘White Oleander”, ku interpretonte së bashku me Michelle Pfeiffer. “Chicago” në krah të Richard Gere dhe Catherine Zeta Jones. Kohët e fundit Renée Zelleeger është e angazhuar me një ekperiencë të re atë në seriale televizive. Shumë shpejt do ta shohim në “What/If”, serial i ri në Netflix.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb